Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e BE-së për ligjin e Zonave të Mbrojtura, Rama: Ndryshimet e sotme forcojnë rrugën tonë ambicioze për zhvillim


Pas deklaratës së delegacionit të BE për miratimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ka reaguar në rrjetin social “X” edhe Edi Rama.

Kreu i qeverisë shprehet se është në një “mendje me BE”, teksa shton se ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës së vendit tonë ambicioze “për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”.

“100% në një mendje me Bashkimin Europian! *Me vizionin #Shqipëria2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama.