Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç reagon për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit: Serbia të tregojë përmbajtje


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar për herë të parë aktakuzën e paraqitur nga Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas Vuçiçit, është shumë e rëndësishmë në këtë pikë për Serbinë që të tregojë përmbajtje lidhur me këtë situatë.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm”, tha Vuçiç para mediave në Bruksel, citon REL.

Ditën e mërkurë, zyra e Prokurorit të Specializuar, tha se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *