Vendosni fjalën kyçe....

Pakt me Ramën për kreun e KLSH-së? Presidenti: Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë


Presidenti i vendit Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve lidhur me aludimet pas miratimit të kandidaturës së propozuar nga ai, për kryetarin e KLSH-së, nga grupi socialist.

Meta tha se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Edi Rama për këtë.

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë dhe nuk merrem me thashetheme. Ju e dini qëndrimin ndaj eurobondit, që u kthye dhe u risoll dhe me këtë rast, i keni lexuar edhe arsyet pse kthyem ligjin e kripromonedhës dje, cdo gjë që është në përputhje me kushtetutën këtu firmoset menjëherë, cdo gjë tjetër me probleme, kthehet për reflektim. Se çfarë vendimi merr parlamenti për kandidaturën e propozuar nga Presidenti kjo është e drejta e parlamentit. Jam i zhgënjyer për tre të parat se kanë qenë shumë përfaqësuese dhe dinjitoze”- tha presidenti.

Kandidati i propozuar nga presidenti për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është Arben Shehu. Ai mori dje besimin e grupit socialist.

Kujtojmë se Kuvendi ka rrëzuar tre kandidatura të mëparshme lidhur me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit: Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *