Vendosni fjalën kyçe....

“Jelekët e Verdhë” në javën e 24-t të protestës: Macron s’na mashtron dot!


Aktivistët e Jelekëve të Verdhë kanë marshuar në Paris dhe në qytete të tjera franceze në fundjavën e 24-ët të qëndresës, vetëm disa ditë pasi presideti Emmanuel Macron u përpoq të qetësonte lëvizjen me premtimet e taksave më të ulta.

Demonstruesit që u bashkuan në Paris, Toulouse dhe Strasburg të shtunën, duket se sinjalizojnë se pavarësisht nga lëshimet e fundit të presidentit francez për grupin, lëvizja është e gjallë dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Macron mbajti të enjten konferencën e parë të madhe për shtyp të presidencës së tij dyvjeçare, në të cilën ai njoftoi se donte të zbatonte shkurtime të rëndësishme të taksave mbi të ardhurat.

Konferenca televizive, megjithatë, nuk u prit mirë nga ata që kanë dalë javë pas jave për të demonstruar kundër masave shtrënguese të presidentit.

Protestat e Jelekëve të Verdhë filluan nëntorin e kaluar si një tubim kundër një tatimi të propozuar për karburantin. Tashmë ata janë kthyer në një lëvizje ndërkombëtare dhe këtë të shtunë kanë dalë në rrugë për të 24-ën javë radhazi.

Disa demonstrata kanë çuar në përplasje të dhunshme me policinë, duke rezultuar në dëmtime serioze për shumë prej aktivistëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *