Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi përcakton datën e diskutimit për Portin e Durrësit


Konferenca e Kryetarëve e Kuvendit ka miratuar kalendarin ku ka përcaktuar seancën për diskutimin e marrëveshjes për projektin e Portit të Durrësit.

Sa i përket debatit për projektligjin e miratimit të marrëveshjes së Portit të Durrësit, Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca të mbahet më 24 nëntor dhe të zgjasë 6 orë.

“Zhvillimi i seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.

Mocioni me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor,  të zgjasë 4 orë.

Debati për projektligjin “Për  miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, i programuar për seancën plenare të datës 24 nëntor, të zgjasë 6 orë”-thuhet në njoftimin e Kuvendit.