Vendosni fjalën kyçe....

Policia në Kenia qëllon për vdekje tre protestues


Policia në Kenia ka vrarë tre persona kur një turmë shoferësh të motoçikletave po protestonin kundër arrestimit të një kolegu të tyre, i cili kishte injoruar masat kundër koronavirusit.

BBC shkruan se policia qëlloi drejt turmës në qytetin perëndimor të Lesos pas përleshjeve. Në një deklaratë të mëpasshme, policia tha se kishte urdhëruar arrestimin e oficerëve që qëlluan drejt protestuesve.

Si ndodhën të shtënat?

Një këpucar raportohet se u përpoq të ndërhynte kur policia po ngacmonte një shofer motoçiklete, i cili nuk mbante maskë.

Gazeta “Daily Nation” shkruan se policia po debatonte për një ryshfet prej 50 shilingash keniane (0,50 dollarë).

Policia më pas e qëlloi për vdekje këpucarin 40-vjeçar, të quajtur Lazarus Kirop. Turma filloi të protestojë kundër vdekjes së Kirop. Qindra fshatarë e ndoqën policinë në komisariat dhe i vendosën flakën një oficeri.

Deklarata e policisë thotë se edhe dy persona të tjerë u qëlluan për vdekje.