Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon shkrimin e gazetës britanike: Mos dilni pa maska, bëjini vetë në shtëpi nëse nuk gjeni


Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska, duke vënë theksin në rëndësinë që ka përdorimi i tyre për t´u mbrojtur nga koronavirusi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se në 100 ditë me rradhë nuk importuan maska mbrojtëse të domosdoshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe personelit mjekësor.

Berisha thotë se mbajtja e maskës kur dilet nga shtëpia për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infeksioni nga koronavirusi. Madje publikon një artikull të gazetës britanike ‘The Guardian’, ku tregohet se si qytetarët mund të bëjnë vetë maska në kushte shtëpie.

Shkrimi është i shoqëruar dhe me foto e video, që të mësojnë se të bëhen maskat.

DEKLARATA E BERISHËS

Maskat janë jetike për mbrojtjen nga infeksioni!

Parimi “unë të mbroj ty dhe ti më mbron mua” zbatohet vetëm duke mbajtur që të dy maskën!

Edvin Hajdut Maska dhe Ndrikull Hajni Maska nuk ju kanë thënë qoftë dhe një fjalë të vetme për domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës si mjet kryesor për mbrojten në çdo epidemi që prek rrugët e frymëmarrjes. Ata nuk ju thonë, nuk ju flasin ju për këtë të vërtetë sepse:

1-Ata nuk importuan për 100 ditë me radhë maskat e domosdoshme për mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe qytetarëve.

2-Në një akt korruptiv dhe të papërgjegjshëm ata shpërndanë maska të importuara në vitin 2018 dhe të skaduara në vitin 2011 dhe u bënë garant për efiçencën e tyre ndërkohë që mbajtja e tyre përbënte rrezik për shëndetin për shkak të degradimit të përbërësve.

Sot praktikat më të suksesshme në luftën kundër covid 19 kanë faktuar se mbajtja e maskës kur dilet nga shtëpia është e domosdoshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infeksioni.

OBSH rekomandon qoftë dhe pregatitjen e maskave në shtëpi kur nuk gjenden në treg.

Këtu më poshtë keni një artikull me figura dhe video se si pregatiten maska në shtëpi duke përdorur shami duarsh apo edhe kanatjere, bluza etj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *