Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeprokurorja Arta Marku caktohet në Apelin e Tiranës


Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka emëruar drejtuesit e rinj në Prokuroritë e 4 qyteteve.

Mes emrave të prokurorëve që kanë marrë detyra të reja, është edhe ai i ish-kryeprokurores, Arta Marku.

Ajo është caktuar si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Emërimet:

  1. Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
  2. Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
  3. Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
  4. Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
  5. Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  6. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjithashtu, KLP vendosi që me miratimin e strukturës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë nga Kuvendi i Shqipërisë të shpallë 28 vende vakante në këtë institucion. Vendet e lira janë nga drejtor, përgjegjës tek inspektor.