Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Fletërrufe që hedh baltë mbi Kosovën dhe krejt Shqiptarinë


Kryeministri Edi Rama ka folur në Parlament, lidhur me aktakuzat kundër presidentit të Ksoovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Rama e ka quajtur aktakuzën e Prokurorisë një tekst që i ngjan një fletërrufeje të revulucionit kulturor kinez, e që hedh baltë mbi Kosovën. Ai tha se Thaçi, Veseli e Haradinaj nuk kanë nevojë për mbrojtje publike.

Befasinë e mbrëmshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar e lexuar se zyra e prokurorit të specialzuar të Kosovës njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim Tribunalit Special një aktakuzë ku mes të tjerash presidenti Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur ndaj regjimit komunist të Milloshevicit, themelues të UCK-së, u dyshuakan për një varg krimesh që sfidojnë dhe kufijtë më të largët të imagjinatës.

Vrasje, përndjekje dhe tortura njerëzish të pafajshëm dhe të pambrojtur. Në fakt fjala dyshim, ky lexon tesktin, ku të gjitha tmerret e shpërbërjes së Jugosllavise ju ngarkohen dy bashkëluftëtarëve që pa mbushur të 30-tat i hynë detit me këmbë, duke sfiduar një status quo të aprovuar nga perëndimi demokratik dhe duke vendosur jetën e tyre në pikëpyetje përballë të gjitha parashikimeve e këndvështrimeve të kohës sipas të cilave Kosova e pavarur ishte një herezi ndërkombëtare. Kthehet vërtet fjala dyshim në një eufemizëm juridik.

Të jemi të qartë, drejtësia është drejtësi.

Kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit të Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha, të rënda, të papranueshme në heshtje, por është lexim i teksit të shpërndarë në mbarë botën, për një process gjyqësor të 2 figurave historike të luftës e paqes në Kosovë. Një tekst i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë, i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez, ku fryma e fjalëve asgjëson vetë prezumimin e pafajësisë. Kjo e kthen atë tekst në një fletërrufe që godet përveç dy emrave të përveçëm, hedh baltë mbi vetë Kosovën dhe krejt Shqiptarinë, sepse parafytyroni dikë, kudoqoftë në glob ku lajmet shpërndahen me shpejtësinë e dritës, që jo vetëm s’di detaje por as faktet historike të nënshtrimit të Kosovës dhe popullit tonë në Kosovë, duke lexuar tekstin e mbrëmshëm që krijon perceptimin e tmerrshëm të një vendi në mes të Europës, ku falë krimeve të njerëzimit është instaluar një regjim kriminal. Në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve e jo vendin e viktimave të agresorëve.

Ai tekst indinjues, i pakuptueshëm në aspektin juridik e të procedurës së një drejtësie të drejtë, një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon  por që si i tillë ngre një varg pikëpyetjesh të rënda, jo vetëm në lidhje me pastërtinë e liderëve politikë, por mbi vetë kauzën e luftës së UÇK-së.

I kam lexuar edhe ata që e justifikojnë dhe e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi atë njoftim dhe dua shumë të besoj se duke mos qenë as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, nuk kanë mundur ta ndjejnë se sa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prekin. Dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UÇK-së janë thuajse të tërë, them thuajse për të mos lënë padrejtësisht jashtë si udhëheqës ndonjërin, të akuzuar për 21 vjet me radhë si individë me dy koka, që nga një anë kanë udhëhequr luftën çlirimtare e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës, nga ana tjetër kanë ngrënë njerëz e fëmijë, si kanibalë.

As Thaçi, as Veseli e as Haradinaj nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike, sepse përtej kësaj tërkuze të një gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare, ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë, duke i dhënë asaj pandryshueshmërine mundshme në jetë të jetëve, si historinë e çlirimit të asaj pjese të pandashme të kombit shqiptar që quhet Ksoovë.

Na duhet të bëjmë një hulumtim të shpejtë në kujtesë se është falë tyre që u trondit ndërgjegja tërësisht e fjetur e perëndimit në raport me Ksoovën, është falë tyre dhe një ndërmarrje çmendurake të atij grupi djemsh e një armate djemsh e vajzash që i hynë detit më këmbë, duke pasur tërë botën kundër.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *