Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Pas pak në Kuvend flas për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në “Tëitter” se do të mbajë në Kuvend, një fjalim mbi lajmin për aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit.

“Pas pak në Kuvendin e Shqipërisë do të mbaj fjalën mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli”- shkruan Rama.

Ditën e mërkurë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Dy politikanët së bashku me të tjerë, janë të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte si: vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ditën e djeshme, Rama i doli dy politikanëve në mbrojte, duke thënë se nuk gjen dot fjalë për të shprehur indinjatën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *