Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi: Gjendja e Jashtëzakonshme mbaroi, Kuvendi të kthehet në normalitet


Në seancën e sotme plenare, deputeti Myslim Murrizi i kërkoi kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit që Parlamenti të rikthehet në situatë normale meqë gjendja e jashtëzakonshme ka përfunduar. Kjo referuar kohës së deputetëve për të folur, edhe pyetjeve për drejtuesit e institucioneve të pavarura që raportojnë.

“Gjendja e jashtëzakonshme mbaroi në 23 qershor, kemi dy ditë që i gjithë vendi nuk është më në gjendje të jashtëzakonshme, ndaj do të doja që Kuvendi të kthehet në normalitet, deputetët të merrnin kohën për të folur dhe nëse vijmë dhe dëgjojmë 10 minuta çdo titullar institucioni dhe duhet të bëjmë kërkesë për të bërë debat. Të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe të kalojmë në gjendje normale”– tha Murrizi.

Por sipas kreut të Kuvendit, edhe pse gjendja e jashtëzakonshme ka përfunduar, nuk kanë përfunduar aktet normative. Për këtë arsye edhe sot nuk do ketë seancë normale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *