Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e Transportit Urban dalin në protestë, policia shoqëron disa prej tyre


Edhe pasi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të rihapet Transporti Publik, Shoqata e Transporti Urban ka dalë përsëri në protestë paraditen e sotme.

Kjo sepse qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre kryesisht financiare. Ata pretendojnë se qeveria po i çon drejt falimentimit, nëse punojnë me kapacitet të shkurtuar dhe pa ndihmë financiare. 

Por Policia nuk i ka lejuar protestuesit që të afrohen tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i kujtuar atyre se tubimet janë të paligjshme dhe janë shoqëruar si rezultat 5 persona.

Policia do shoqëronte akoma më shumë njerëz, por kur gazetarët janë afruar kanë ndalur shoqërimet e tjera.

“Nuk ia kemi dalë fare. Atë pagën e luftës siç e morëm e lamë në drita dhe ujë. Duam një ndihmë financiare të dytë. Siç mori biznesi 3 paga. Ne morëm 40 mijë lekë për 5 muaj.”– tha një nga protestuesit.