Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu tha se do rinisë transporti publik, por ka një problem


Më herët ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, lajmëroi se do të rihapej Transporti Publik, megjithëse nuk zbuloi një datë për këtë.

Mirëpo shoqatat e transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas thotë se e kanë të pamundur të nisin punën.

Kjo sepse nuk është e mundur të të zbatohet protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë, për ruajtjen e distancës dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Shoqata ka publikuar protokollin e sigurisë në rrjetet sociale ku shkruan: “Ministria e Shëndetësisë heq kufizimet për hapjen e transportit por mbetet në fuqi protokolli i sigurisë ❗”.

Në një komunikim me televizionin ‘News24’, kreu i shoqatës së Transportit, Eneo Sulejmanaj tha se zbatimi i 13 pikave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë do t’i çonte ata drejt falimentit.

Sulejmanaj thotë se janë të gatshëm të rinisin punën, vetëm nëse ndryshon ky protokoll, pasi do punohet me kapacitet të përgjysmuar.

“Komiteti i Ekspertëve nuk është vendimmarrëse, por institucion këshillues. Nëse e dëgjuam me kujdes, ministrja tha se protokolli i sigurisë mbetet në fuqi. Këtë kundërshtojmë, pasi shtohen kostot. Ky vendim duhet të bëhet zyrtare nga ministrja e Infrastrukturës, pra duhet të vijë në formë shkresore por jo përmes ‘Facebook’. Duhet të ndryshojnë disa nga kërkesat tona. Ne duam që të nisë sa më shpejt shërbimi. Protokolli ka kosto shtesë. Po kush i mbulon këto kosto? Ne na kanë ardhur 13 pika. Ne mund të zbatojmë në transportin ndërqytetas është e realizueshme. Nëse në transportin qytetar është më e vështirë. S’mund të ruhet distanca mes qytetarit dhe faturinos. Ne nuk na dalin shpenzimet me këtë 50 ulje të fluksit. Nuk kemi kapacitete. ne do të dalim në një deklaratë për shtyp. Por me shumë siguri them se do të ketë dhe një protestë.”,- tha Sulejmanaj.