Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kinë ku tetë fëmijë janë mbytur në lumë.
Mediat kineze shtetërore thonë se njëri prej fëmijëve ra në një lumë dhe të tjerët u hodhën për ta ndihmuar, por u mbytën edhe vetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Chongqing në Kinën Jugperëndimore, shkruan CTV.
Fëmijët e shkollës fillore nga qyteti tjetër i Mixin, shkuan të dielën për të luajtur buzë lumit, por njëri prej tyre ra brenda. Shtatë të tjerët u hodhën në lumë për ta shpëtuar por fatkeqësisht u mbytën dhe ata. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga polumbarët mëngjesin e së hënës.