Tre persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, pas një aksidenti të ndodhur pak para mesnate në kodër-Kashar, në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30, ku një automjet brenda të cilit udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 3 prej tyre.
Të tre viktimat ishin pasagjerë, ndërsa ka mbijetuar vetëm drejtuesi i automjetit.
“Në Kodër-Kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia.
Sipas “BalkanWeb”, shoferi është identifikuar si 27-vjeçari Zija Murati. Dy prej pasagjerëve humbën jetën menjëherë në vendngjarje, ata janë Ismail Sula, 40 vjeç dhe Lulëzim Sula, 47 vjec, banues në Kashar. Pasagjeri tjetër, Dashamir Dema, 39-vjeç ishte me shenja jete dhe u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Të dy viktimat, Lulëzimi dhe Ismaili ishin vëllezër, ndërsa Dashamirin e kishin të afërm, bashkë me shoferin.