Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri: Opozita të reflektojë, mund të ketë ende zgjidhje


Gjiknuri i PS-së tha pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik se shumica do i mbështesë ekspertët që do të konkurrojnë për anëtarët e KQZ-së.

Ai shtoi se ka besim se edhe pse bëhet fjalë për një formulë të ndërlikuar mund të arrihet një zgjidhje.

“Gjëja e parë që dua ta përshëndes është se PD-ja po vjen tek skema brenda Kuvendit. Dua ta deklaroj publikisht që mazhoranca do i mbështesë ekspertët apo përfaqësuesit që do të konkurrojnë për anëtarë të KQZ. Brenda skemës së komplikuar mund të ketë zgjidhje.” – tha ai.

Më tej Gjiknuri shtoi se shumica ka besim se formula do jetë një dispozitë e përkohshme ndërsa në mënyrë që organet e zgjedhura të kenë jetëgjatësi duhet të kenë 84 vota.

“Kërkuam që opozita të reflektojë pasi nuk mund të përjashtosh pjesëmarrjen e deputetëve në këtë proces. Jam i bindur që kjo formulë do të zgjidhet si dispozitë e përkohshme për zgjedhjen e përfaqësuesve të KQZ-së. Opozitës shqiptare do i garantohet që përfaqësuesit që mbështeten prej saj do garantohen nga mazhoranca me votë. Kjo do jetë dispozitë tranzitore pasi këto organe synohet të kenë jetëgjatësi me 84 vota. Dhe më konsensusi do jetë i domosdoshëm.” – shtoi Gjiknuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *