Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja “ngec” marrëveshjen zgjedhore, Bylykbashi: PS-ja s’e pranoi propozimin e opozitës


Ka përfunduar pa marrëveshje mbledhja e sotme e të ashtuquajturit Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Palët kanë ngecur në pikën që diskuton formulën e KQZ-së.

Sipas Bylykbashit të PD-së, shumica nuk e ka pranuar propozimin e dytë të opozitës lidhur me KQZ-në.

Mbledhja e sotme ka zgjatur rreth dy orë por në përfundim të saj nuk është arritur asnjë përparim.

“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ne kishim bërë një propozim tjetër me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ. Ata duhet të jenë profesionistë dhe të gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me çdo kusht të çojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon. Ne e kemi të certifikuar nga Venecia, është si ai i reformës në drejtësi. I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që të ngrihet sa më shpejt KQZ në mënyrë të besueshme që t’i hapë rrugë identifikimit biometrik.” – tha Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *