Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti Valteri i drejtohet Lleshajt: A kishit dijeni për atentatin ndaj prokurorit në Durrës


Deputeti Halit Valteri, ka lëshuar akuza të forta në parlament ndaj qeverisë për rritjen e kriminalitetit në vend.

Ai kërkoi llogari në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku. Valteri përmend takimin që ka patur me babanë e shoferit që mbeti i vrarë.

 “Po le të futemi në temë. Ju kujtoj atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, dhe unë këtu jam për lotët e atij babait që erdhi me takoi e kërkon nga ju zbardhjen e vrasjes. A keni pasur informacione ju për këtë ngjarje, që do të kishte një përplasje mes bandave në Durrës. Vënia para drejtësisë së autorit, do të qetësonte babain e tij.

 Çfarë të bëj një polic me barkun bosh, me 400 mijë lekë të vjetra rrogë? Çdo ditë ka një vrasje, ka një rrëmbim, ka një kanosje. Këtu dëgjojmë vetëm pallavra. Sot shqiptarët janë të bindur që flaka dhe tymi mund të mos jetë dukur ende por shumë shpejt do të jenë  në duart tona. Çfarë ndodh në Shqipëri është e lidhur me “Rilindjen”. A ju kujtohet Lezha, duke e lënë në papërfaqësim në atë Parlament. Po të shohësh hajdutët e pronave të Lezhës janë të lidhur me pushtetin, por si ka mundësi që njerëzit atje votuan një kryeministër të tillë. Lidhja me krimin është  vetmja përgjigje, sepse krimi frikëson. Ju u intereson vetëm karrigia. Askush nuk i ka nderuar kriminelët si kjo qeveri. Drejtësia në ne këtu kemi votuar e ka humbur shpresën”, tha Valteri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *