Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e 39 nga koronavirusi në vend, ndërron jetë pacienti nga Shkodra


Ka shkuar në 39 numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient nga Shkodra, i cili prej ditësh mbahej në intubim.

“Ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.”– tha Ministria e Shëndetësisë.

Kjo e ka çuar në 39 numrin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.