Vendosni fjalën kyçe....

Shtimi i rasteve me koronavirus, shefja e Infektivit: Maska e vetmja armë që kemi (VIDEO)


Me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus, qeveria i është rikthyer fushatave sensibilizuese të qytetarëve për COVID-19.  

Shefja e Infektivit në QSUT, doktoreshë Najada Çomo ka realizuar një video- mesazh për qytetarët , të cilëve u bën thirrje të ruajnë masat e distancës sociale si asnjëherë më parë, tanimë që vendi është i hapur.

Doktoreshë Çomo thotë se e vemtja armë mbrojtëse tashmë është maska.

”Dua t’ju informoj se numri i pacientëve të shtruar në shërbim ka ardhur duke u shtuar. Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, një pjesë e tyre janë në terapi intensive. Ajo që dua të theksoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore për shëndetin tuaj. Natyrisht që ne jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer sigurisht.

Por keni një detyrim madhor, që besoj se është i vogël: Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe mos harroni se maska është e vetmja armë mbrojtësi që kemi.  Virusi është midis jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Ju bëni hapi që të kujdeseni sa më shumë, në të kundërt në Shqipëri do të kemi një numër të shtuar të personave.

Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë moshat e reja që preken dhe e dërgojnë tek të tjerët duke e çuar te moshat e treat, duke dëmtuar shëndetin e tyre. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur”, tha Çomo.

Dje Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se vendi unë regjistroi 82 raste të reja në 24 orë, ndërsa u shënua edhe një vdekje duke e çuar në 37 numrin e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *