Vendosni fjalën kyçe....

18 muaj punime te “Bulevardi Zogu I”, si do bëhet lëvizja e automjeteve


Bllokohet “Bulevardi Zogu I” për shkak të disa punimeve për rehabilitimin e këtij bulevardi.

Sipas një njoftimi të Bashkisë së Tiranës dhe të Policisë, kufizimi i qarkullimit të automjeteve ka nisur për një afat kohor prej 18 muajsh, në segmentin “Bulevardi Zog I nga rruga “Urani Pano” deri në rrugën “Asim Vokshi”.

Po ashtu bëhet me ditur plani i masave se si do të bëhen lëvizjet gjatë këtyre 18 muajve.

Plani i qarkullimit

-Gjatë fazës së parë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit veri-jug.

-Ndërkaq, do të pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Ferit Stermasi” deri në përfundim të fazës së punimeve. —

-Gjithashtu do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Urani Pano” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

-Gjatë fazës së dytë do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të bëhet me dy sense lëvizje dhe drejtimi sipas drejtimit veri-jug.

-Do të lejohet akses lëvizjeje hyrje-dalje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” deri në përfundim të fazës së punimeve.

-Gjithashtu, do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

-Gjatë fazës së tretë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizje sipas drejtimit jug-veri.

-Pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Maliq Muço” deri në përfundim të fazës së punimeve.

-Pezullohen parkimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet edhe qarkullimi sipas drejtimit jug-veri.

-Në fazën e katërt do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Voksh”. Qarkullimi do të kruhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit jug -veri.

-Në këtë fazë do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit jug -veri.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *