Vendosni fjalën kyçe....

Nuk jepte dëshminë për rrëmbimin e Jan Prengës, shoqërohet me forcë pajtuesi i gjaqeve


Policia ka shoqëruar dje me forcë, pajtuesin e gjaqeve që ndërmjetësoi për të liruar Jan Prengën, pas rrëmbimit të tij në janar të këtij viti.

Sipas televizionit News 24, Nikollë Shullanit i janë çuar 2 fletë thirrje për të dëshmuar në SPAK të cilave ai nuk i është përgjigjur kurse herën e tretë Prokuroria kërkoi ndihmën e Policisë.

Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim, por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët, dhe është lënë i lirë pas disa orësh.

Nikollë Shullani, i cili është kryetar i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit te gjaqeve” në Shqipëri, ka ndërhyrë për të patur një marrëveshje mes familjeve Prenga dhe Doçi por nuk ia arriti.

Djali i tij Gëzim Shullani, u akuzua se është i përfshirë në këtë ngjarje por ai i ka mohuar këto.

Nikollë Shullani ka thënë për të birin se nuk ka lidhje me trafikun e drogës në Angli por është përshirë vetëm për të shpëtuar Jan Prengën.

Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar të vitit 2020 në Kamzë, nga disa persona. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak dhe trupi nuk i është gjetur ende.

Dyshimet e prokurorisë janë se konflikti ka nisur në Angli, ku vëllai i Jan Prengës, Astriti i ka bllokuar një dërgesë kokainë nje tjetër shqiptari, Dritan Rexhepaj i cili ndodhet në burg në Ekuador. Rexhepaj mendohet se urdhëroi marrjen peng të të vëllait si formë presioni, për të rimarrë ngarkesën e drogës.

Lidhur me ngjarjen deri më tani janë arrestuar: Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *