Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg të arrestuarit për pengmarrjen e Jan Prengës


Pesë të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Resorti”, për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, dolën sot në gjyq për të mësuar masat e sigurisë.

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në “arrest me burg” të gjithë të arrestuarit:

Leonard Hajri, 35 vjeç, i dënuar më parë, Olsi Tarja, 36 vjeç, Elton Hajri, 32 vjeç, Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak dhe Festim Bexhdili 30-vjeç.

Gjyqtari që shqyrtoi kërkesën është Sokol Tona. Leonard Hajri,Olsi Turja, Elton Hajri dhe Bajram Hajri akuzohen për “Mbajtje peng personi” dhe “Armëmbajtje pa leje” ndërsa Festim Bexhdilin, për “Fshehje dhe asgjësim të kufomës”.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.

Jan Prenga u mor peng në 17 janar të këtij viti në Kamëz. Edhe pse ka patur dyshime se trupi i tij mund të jetë groposur në zonën e Shijakut,  ende nuk është gjetur.

Sipas hetimeve, pengmarrja e Jan Prengës dyshohet se është urdhëruar nga një grup i strukturuar kriminal që operon në trafikun e drogës në Angli.

Vëllai i Prengës dyshohet se kishte për detyrë të dërgonte një ngarkesë me 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine. Ai dyshohet se e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Dhe për t’i bërë presion është urdhëruar pengmarrja e të vëllait. Urdhri besohet se është dhënë nga një shqiptar i burgosur në Ekuador.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *