Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi hungarez i heq kompetencat e jashtëzakonshme Kryeministrit Orban


Ligjvënësit hungarezë kanë votuar për t’ia larguar kryeministrit Viktor Orban kompetencat e jashtëzakonshme për ta luftuar koronavirusin.

Deputetët e kuvendit kërkuan në mënyrë të njëzëshme kërkuan që qeveria t’i largojë gjendjen emergjente dhe kompetencat e Orbanit për të qeverisur me dekret, shkruan “BBC”.

Qeveria hungareze pritet t’i largojë masat e jashtëzakonshme në fund të kësaj jave. Megjithatë, grupet opozitare kanë frikë se administrata e Orbanit e ka zgjeruar pushtetin gjatë pandemisë.

Disa organizata qeveritare, të cilat kanë qëndrim kritik ndaj shefit të qeverisë hungareze, e kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, në të cilën kanë thënë se heqja e kompetencave është një iluzion optik dhe se autoritetet kanë marrë pushtet më të madh sesa që kanë pasur para pandemisë.

Sidoqoftë, kryeministri Orban ka thënë se këto kompetenca i kanë mundësuar që ta luftojë virusin shpejt dhe në mënyrë efektive.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, deri më tani në Hungari janë regjistruar 565 raste fatale dhe 4,077 të infektuar me Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *