Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri drejt kompleksit të 49-vjeçarit në Yrshek


Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në zonën e Yrshekut në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, drejt një kompleksi, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

Kompleksi është në pronësi të shtetasit me inicialet E.Ç, i moshës 49 vjeç. Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *