Vendosni fjalën kyçe....

Rama hedh videon nga rruga e Arbrit: Brenda muajit asfaltohen 10 kilometrat e para


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në Rrugën e Arbrit dhe thotë se brenda këtij muaji, do të asfaltohen 10 kilometrat e para.

Rama premton se punimet do të mbyllen brenda verës së vitit të ardhshëm.

“Brenda muajit do të asfaltohen 10 km të para. 500 punonjës dhe mbi 200 mjete të tonazhit të rëndë janë angazhuar në këtë proces. Rruga e Arbrit pritet të jetë e aksesueshme brenda verës së vitit 2021”, shkruan Rama.

Rruga e Arbërit është rruga në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *