Sia e ka gjetur veten mes kritikash, kur ngatërroi reperet Nicki Minaj me Cardi B. Dhe ajo që e bën akoma më të rëndë situatën, është se dy reperet vazhdimisht janë vendosur kundër njëra-tjetrës në media.
Siç shkruan ENews, Sia iu përgjigj një fansi në rrjetet sociale, i cili kishte nxjerrë një foto të Nicki Minaj dhe pyeste nëse këngëtarja do të bashkëpunonte me reperen ndonjë ditë.
“Unë e dua Cardy B dhe edhe pse ky nuk është një bashkëpunim, do të doja të bashkëpunoja me të ndonjë ditë”- shkruan Sia duke i bërë tag reperes Cardy B, në vend të Minaj.
Menjëherë shpërthyen një lumë kritikash ndaj këngëtares, dhe fansat e dy repereve u futën në konflikte me njëri-tjetrin.
“Hiqi ato flokë nga fytyra vajzë dhe shiko”- i shkruanin disa fansa këngëatres. Pasi lexoi përgjigjet nga fansat që i përmendnin sherret e së kaluarës të dy reperëve, Sia fshiu komentin e saj.
Më pas ajo bëri një postim ku kërkonte falje për ngatërresën, ndërsa qartësoi se i pëlqente shumë të dyja reperet.
“Kam keqkuptuar plotësisht një postim më parë që më ka bërë të dukem qesharake. Më falni Nicki Minaj dhe Cardi B nëse dëgjoni për këtë. A mundem që të më pëlqeni të dyja?”– shkruan Sia.
Disa e kanë parë të pavend gjithë zhurmën e shkaktuar nga ky konfuzion i Sia-s për reperet, për shkak t= zhvillimeve të fundit në SHBA, me vdekjen e George Floyd dhe protestat.
“Mua s’më plas për sherret. George Floyd u vra. Breonna Taylor. E vrarë. Ejani të ngrihemi së bashku. Ju mendoni se Cardi B dhe Nikki janë aq zemërngushtë sa do të dëshironin që të përqendroheni në një grindje të marrë në vend të lajmeve të vërteta”- shkruan një përdorues i rrjetit social.