Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Beteja ime për ndryshimin e sistemit vazhdon


Pas takimit që pati ditën e djeshme me ambasadoren amerikane, deputetja Rudina Hajdari thotë se beteja e saj për të bërë të mundur ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave vazhdon. E falenderon ambasadën e SHBA-ve.

 “Falenderoj Ambasadën Amerikane e cila është gjithnjë në krahun e interesit më të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Beteja ime, për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave për tu mundësuar shqiptarëve të jenë ata dhe jo kryetarët që i përzgjedhin përfaqësuesit në Kuvend, vazhdon.”– shkruan Hajdari e cila ka shpërndarë një postim në “Twitter” të ambasadores Yuri Kim.

Në këtë postim, ambasadorja thotë se e respekton luftën parimore të Hajdarit.

“U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”-shkruan ambasadorja Kim.

Edhe pse Rudina Hajdari firmosi marrëveshjen për ndryshimet për “zgjedhoren” në Këshillin Politik, ka kërcënuar se do nuk do e votojë atë në Parlament nëse nuk arrihet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Gjatë kësaj kohe, opozita parlamentare i ka kërkuar Hajdarit që të tërhiqet nga pozicioni si bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore.