Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: Nuk do firmos në Kuvend një marrëveshje e cila nuk është reformë


Deputetja Rudina Hajdari dhe bashkëdrejtuesja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka thënë se nuk do të votojë në Kuvend marrëveshjen e cila nuk është reformë.

Sipas saj marrëveshjen do ta firmoste përsëri ndërsa në Parlament thotë se do votojë vetëm një reformë e cila përfshin ndryshimin e sistemit.

Marrëveshjen do ta firmosja prapë me kënaqësi. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo sepse nuk do të votoja një marrëveshje e cila nuk është reformë. Nëse do të vijë një reformë në Parlament e cila përfshin po ashtu dhe ndryshimin e sistemit, minimumi listat e hapura atëherë patjetër që do ta votoja pro. Por nëse ne jemi në kushtet që kemi një marrëveshje e cila nuk quhet reformë pra nuk ka se si të jetë e gjithëplotësuar. Ka disa elementë të cilët unë i kam mbështetur prej fillimit siç është identifikimi biometrik, që është i rëndësishëm por nuk është i plotë, pjesa tjetër qoftë dhe administrimi i zgjedhjeve kemi ngelur në vend numëro.

Çka do të thotë për mua kjo marrëveshje nuk është që arriti ndonjë gjë masive, përkundrazi tregoi që palët janë të pamundura për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për t’i orientuar këtë reformë, këtë marrëveshje benefitet që mund të kenë njerëzit gjatë zgjedhjeve. Unë do ta nënshkruaja atë me shumë kënaqësi edhe sot. Nuk kam asnjë lloj pendimi që e kam nënshkruar, sepse nënshkrimi është një hap përpara votimit. Me atë marrëveshje po të shikosh, fjalia e fundit aty thuhet që palët nuk kanë patur konsensus për ndryshimin e sistemit. Kjo më jep të drejtë moralë që unë ta votoj kundër“- tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *