Vendosni fjalën kyçe....

Policia vë 185 milionë lekë gjoba 24 orët e fundit për maskat, muzikën e lëvizjet pas orës 22:00


1710 persona janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë secili pasi janë kapur pa maskë në mbarë vendin.

Po kështu janë gjobitur edhe 13 administratorë lokalesh me nga 10 milionë lekë pasi kishin vënë muzikë dhe nuk respektonin protokollet e sigurisë si dhe ushtronin veprimtari pas orës 10 të darkës.

12 nga të ndëshkuarit me 30 mijë lekë janë shoqëruar fillimisht në polici pasi nuk kishin me vete mjet identifikimi e pas kësaj janë lënë të lirë.

Ndërkohë 38 qytetarë në mbarë vendin janë ndëshkuar me nga 100 mijë lekë pasi kanë shkelur orën policore duke lëvizur pas orës 10 të darkës pa arsye të domosdoshme, thekson policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *