Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: Kemi votat, do kërkojmë ndryshim sistemi e lista të hapura


Përfaqësuesja e Partisë Demokratike në Këshilli Politik, Rudina Hajdari, deklaroi pas përfundimit të mbedhjes se opozita parlamentare është anashkaluar nga mbledhja.

Ajo theksoi se kjo sjellje ka sjellë tension të lartë mes palëve gjë që ka çuar në krizën e tanishme.

Hajdari theksoi se opozita parlamentare ka votat dhe do e çojë deri në fund luftën kryesore për ndryshim të sistemit zgjedhore e lista të hapura.

“Opozita parlamentare u anashkalua nga marrëveshja. Duhet të ishte trajtuar hap pas hapi çdo lloj pike e asaj marrëveshje. Anashkalimi ka sjellë një tension të lartë dhe jemi në këtë pikë. Ajo që është me rëndësi si opozitë, është fakti se kemi shpallur si luftë kryesore në këtë komision për reformën zgjedhore, ndryshim të sistemit dhe hapjen e listave. Ne kemi votat dhe do e çojmë deri në fund në Kuvend. Është betejë e qytetarëve shqiptarë që të përfaqësohen denjësisht në Kuvend. Partitë politike nuk duhet të kenë frikë nga hapja e listave e ndryshimit të sistemit.” – tha ndër të tjera Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *