Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 16 vjet burg në Rusi ish-marinsi amerikan i akuzuar për spiunazh


Tetëmbëdhjetë muaj pasi u arrestua në një dhomë hoteli në Moskë dhe u akuzua për spiunazh, një gjykatë ruse ka dënuar me  16 vjet burg Paul Whelan, një person me 4 shtetësi, kanadeze, irlandeze, amerikane e britanike.

I pandehuri 50-vjeçar e përshkroi gjyqin, pjesërisht të mbajtur pas dyerve të mbyllura, si një ‘turp’ dhe protestoi duke kërkuar pafajësinë gjatë gjithë procesit. Pas vendimit të së hënës në mëngjes, ai menjëherë deklaroi se do apelojë. Ka pasur sugjerime që Whelan mund të kthehej në SHBA në një shkëmbim të burgosurish.

Avokati i tij ka përmendur Viktor Bout dhe Konstantin Yaroshenko – dy rusë të burgosur në SHBA si kandidatë të mundshëm për shkëmbimin. Bout, të cilin Rusia e konsideron një të burgosur politik, po vuan një dënim 25-vjeçar për tregti armësh.

Ndërkohë, Yaroshenko u arrestua në Liberi në 2010 në atë që Ministria e Jashtme Ruse e përshkroi si një ‘rrëmbim’. Autoritetet ruse janë ankuar vazhdimisht për kushtet e vështira dhe mungesën e kujdesit mjekësor që ata kanë marrë në burgjet amerikane.

Në dhjetor 2018, ish-marinsi amerikan Whelan u arrestua në Metropol Hotel të kryeqytetit rus, pasi ai pranoi një pajisje USB nga një oficer i fshehtë i FSB-së (Shërbimi Sekret i Rusisë).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *