Vendosni fjalën kyçe....

Turqia bombardon pozicionet kurde në Irak


Aeroplanë ushtarak turk mbrëmë kanë sulmuar pozicionet kurde në Irakun verior, ka deklaruar për mediat britanike, një burim turk i sigurimit.

Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar se aeroplanët e tyre kanë filluar operacion në rajone të ndryshme irakiane si përgjigje për numrin e shtuar të sulmeve mbi bazat ajrore turke.
“Ka filluar operacioni ‘Kthetrat e shqiponjës’. Aeroplanët tanë shkatërrojnë shpella mbi kokat e terroristëve”, ka bërë të ditur ministria në Twitter.

Mediat britanike theksojnë se aeroplanët ushtarak kanë fluturuar nga baza të ndryshme në Turqi, veçmas nga qytetet jug-lindore Dijarbakir dhe Malatia dhe kanë goditur kampet e Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Irak përfshirë edhe rajonin malor Kandil ku është selia e kësaj organizate.

Ministria e Mbrojtjes më vonë ka njoftuar se janë sulmuar fortesat e PKK-së në Kandil në afërsi të kufirit në Iran si dhe territorin e Sinjarit, Zap, Avasin- Basijan dhe Hakurk.

Kjo është e fundit nga seria e sulmeve të ushtrisë turke mbi pozicionet e PKK-së, organizatës paraushtarake e cila është në konflikt ushtarak me Turqinë nga viti 1984. Në konfliktin deri tani janë vrarë më shumë se 40.000 persona kryesisht në Turqinë juglindore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *