Vendosni fjalën kyçe....

Shifra rekord e të infektuarve, Ministria e Shëndetësisë: Punoni nga shtëpia kur është e mundur


Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar sot bizneseve dhe institucioneve të ndryshme publike dhe private, që të punojnë nga shtëpia kur kjo është e mundur, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në ditët e fundit.

“Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet dhe se thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve. Me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për përsonat e prekur nga Covid19.”– tha Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sot u konfirmuan plot 57 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, numri më i lartë ky i rasteve ditore i regjistruar që nga fillimi i epidemisë e deri më tani.

Rovena Daja nga ISHP, e cila bëri përditësimin e të dhënave, paralajmëroi bizneset lidhur me masat e distancimit social dhe higjieno-sanitare, që duhet të zbatojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *