Vendosni fjalën kyçe....

Ishte shpallur i shëruar, ‘pacienti 1’ në Itali del përsëri pozitiv pas testit për koronavirus


Pacienti 40-vjeçar nga Torino, i cili ishte konsideruar si “pacienti 1” dhe u shpall i shëruar një javë më parë nga mjekët, ka rezultuar përsëri i infektuar pas testeve për koronavirusin.

Mediat italiane shkruajnë se të martën e 17 marsit, burri iu nënshtrua një testimi të ri, i cili nuk dha lajmin për të cilin mjekët po shpresonin.

Për këtë arsye, ai duhet të mbetet në izolim shtëpiak. Megjithatë, sipas mjekëve  kjo nuk është përsëritje e virusit por vetëm një mënyrë e re e manifestimit të tij që ka zgjatur kohën e shërimit.

Më 13 mars, pacienti ishte deklaruar “i kuruar” sepse, pas një seri testimesh dhe trajtimesh të gjata, ai kishte rezultuar negativ. Por testimi i kryer dje tregoi se ai ka akoma një shkallë të ulët të pozitivitetit.

Profesori Giovanni Di Perri, virolog dhe menaxher i sëmundjeve infektive thotë se në këto raste është krejt normale që ka një fazë lëkundje midis negativitetit dhe pozitivitetit, por pacienti është i shëruar.

Mjeku Giovanni Di Perri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *