Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Procesi ndaj meje pasi shkatërrova planet e armiqve për të cenuar integritetin e sovranitetin e Shqipërisë dhe Kosovës


Presidenti Meta ka pohuar mbrëmjen e sotme se nuk ka asnjë shqetësim mbi mundësinë e shkarkimit të tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë një interviste në A2 me gazetaren Merita Haklaj, kreu i shtetit deklaroi se procesi ndaj tij po bëhet pasi ai ka shkatërruar planet armiqve të Shqipërisë e Kosovës për të cenuar integritetin e sivranitetin e Shqipërisë dhe Kosovës.

As kam pasur dhe as kam ndonjë shqetësim se ç’do të bëjë Gjykata Kushtetuese me këtë çështje. Sepse nuk mendoj se ka ndonjë qytetar të Republikës së Shqipërisë, që nuk e ka të qartë se ky është një proces, ose që të gjitha proceset që janë nisur nga Parlamenti, janë të bazuara në nenin agjitacion-propagandë. Për mua është shumë e qartë se thelbi i gjithë këtij procesi, është se Ilir Meta duhet ndëshkuar, sepse ka shkatërruar planet e armiqve të Shqipërisë për të cenuar integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, që ne e kemi detyrë kombëtare për ta mbrojtur, dhe intereset e tjera kombëtare të shqiptarëve, dhe nuk më shqetëson si qëllim i tyre.” – tha Meta.