Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi për Dvoranin, Vasili: 3 anëtarët e KLGJ-së që votuan kundër janë analfabetë, të nxirren emrat e tyre


Pas largimit të Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë dhe KED, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon të dijë 3 emrat e atyre që votuan kundër mbarimit të mandatit të tij.

Vasili i akuzon anëtarët e KLGJ-së si analfabetë që donin të mbanin ende Dvoranin në detyrë, ndërsa kërkon që për hir të transparencës të nxirren emrat e tyre.

“Tre “analfabetë” ne KLGJ!!

Dje Keshilli i Larte Gjyqesor me votimin 6 me 3 largoi Dvoranin, qe turperisht dhe klientelisht vegjetonte ne Gjykate te Larte pafundesisht ne vite. Ky vendim nuk perbente ndonje surprize sepse rasti Dvorani ishte shume qarte, i trashe dhe i thjeshte. Surpriza “madheshtore” ishin ne fakt 3 anetaret e KLGJ qe votuan kunder.

Pyetja me naive ne bote eshte: A kane mbaruar klasen e pare fillore keta tre anetare? Aritmetika e klases pare fillore del dhe tepron per te vendosur tek rasti Dvorani. Prandaj keta tre anetare pas ketij votimi kunder te tyre per pasoje mund te quhen me plot gojen analfabete. Publiku duhet te dije menjehere per hir te trasparences emrat e ketyre treve, sepse analfabetizmi i ulur kembekryq ne KLGJ eshte hall i madh per shqiptaret.

P.S. Analfabete keta te tre nuk jane, ndersa analfabete ”mavi” po.”– shkruan Vasili.

Pasditen e djeshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja e KLGJ-së u shoqërua me debate të forta mes anëtarëve, që në fund votuan me 6 vota pro dhe 3 kundër mbarimit të mandatit të Dvoranit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *