Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet, Dako padit për shpifje Bashën


Kryebashkiaku i Durrësit, Dako do padisë për shpifje kreun e PD-së, Basha.

Ai e ka njoftuar këtë në faqen e tij në “Facebook” ku i drejtohet kryedemokratit se do shihet me të në gjyq lidhur me akuzat e këtij të fundit ndaj tij pas publikimit të përgjimeve ndaj anëtarëve të grupit Avdylaj, të kapur pak ditë më parë.

“O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!” – shkruan Dako në “Facebook”.