Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ-ja vendos për mbarimin e mandatit të Dvoranit si gjyqtar i Gjykatës së Lartë


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur për mbarimin e mandatit të Ardian Dvorianit si anëtar i Gjykatës së Lartë. 

Me këtë vendim, Dvornai nuk do jetë më anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pasditen e sotme mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja e sotme e KLGJ-së u shoqërua me debate të forta mes anëtarëve.

Relatorja Marcela Shehu deklaroi para anëtarëve të KLGJ-së se Ardian Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Po sipas saj, qëndrimi në detyrë i Dvoranit do të cenonte dhe vendoste në rrezik parimet e Kushtetutës. I të njëjtit mendim me Shehun ishte edhe Alban Toro. Po ashtu edhe Brunilda Kadi tha se Dvoranit i ka përfunduar detyrimi për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Por anëtarja Brikena Ukperaj ishte kundër. Ajo u shpreh se detyrimi i Ardian Dvoranit për të mbajtur detyrën e gjyqtarit të Lartë nuk ka mbaruar. Sipas saj, detyrimi i tij mbaron në momentin e zgjedhjes së anëtarit të katërt që vjen nga radhët e juristëve të spikatur. Edhe Erjon Muharremaj u shpreh se Dvorani e ka përmbushur detyrimin në kushtet kur janë emëruar 3 gjyqtarë.

Në fund të debateve, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me 6 vota pro dhe 3 kundër mbarimin e mandatit të Dvoranit. Tashmë që duhet të lirojë zyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetarit të KED-së, KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të caktohet në një pozicion në Gjykatën e Apelit. Tashmë pritet që njëri mes tre anëtarëve Sokol Sadushaj, Ervin Pupe apo Ilir Panda të marrë drejtimin e KED-së.