Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ-ja i hoqi mandatin, reagon Dvorani: Gafë e paimagjinueshme


Tashmë ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar nëpërmjet avokatit të tij lidhur me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor e cila u shpreh për përfundimin e mandatit të tij edhe si Gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Dvorani e ka quajtur një gafë vendimin e KLGJ-së por kërkon të shohë vendimi e plotë për të pasur një mendim më të arsyetuar.

Z. Dvorani më autorizoi t’ju shpërndaj këto fjalë, në mënyrë që të mos e merrni me radhë në telefon, për të mos përsëritur të njëjtin mesazh. Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qenë 6 me 4” thuhet në reagimin e shkurtër të avokatit të Dvoranit.

Zyrtarisht kryesimin e KED e merr anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Por kjo detyrë do të jetë provizore deri në hedhjen e shortit që do të përcaktojë anëtarin e KED.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *