Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në kupolën e Policisë, Ardi Veliu lëviz 6 drejtorët në qarqe


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur një urdhër për të bërë gjashtë ndryshime në kupolën e policisë së shtetit.

Urdhri i Veliut prek disa drejtori në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. Kjo lëvizje vjen pas pezullimit nga detyra të Enkeleda Toskës, nga drejtimi i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, pas akuzave se ajo është implikuar në trafikun e paligjshëm të arabëve.

Me urdhër të Veliut, 6 drejtorë do të ndryshojnë pozicionin e tyre, ndërsa ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Korçës, Lorenc Paganika.

Lëvizjet:

-Ferdinad Mara nga kabineti i drejtorit të përgjithshëm shkon drejtor i Policisë Korçë

-Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve shkon drejtor policie në Berat

-Bledar Çeliku nga drejtor kundër trafikut dhe narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme shkon drejtor policie në Fier

-Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë

-Drejtori i kufirit Korçë, Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër

-Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë