Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi: S’jemi në garë, por vendin e përfaqëson Presidenti


Ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë ai, presidenti Hashim Thaçi mendon ndryshe.

Në një deklaratë para gazetarëve, Thaçi tha se e përcakton Kushtetuta se cili i udhëheq negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit.

”Presidenti i vendit përfaqëson vendin në rrafshin e vendit dhe atë ndërkombëtar. Këtë e përcakton edhe Kushtetuta”, thotë ai, njofton Klan Kosova.

Më pas ai vazhdoi të thoshte se ai me Hotin nuk janë në garë me njëri-tjetrin.

 “Dialogun do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitimë të Kosovës. Duhet të ketë energji pozitive dhe përkushtim. S’jemi në garë me njëri-tjetrin. Presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, gjithçka është e përcaktuar me Kushtetutë. Autoritetet dhe kompetencat janë të qarta dhe mendoj se në asnjë drejtim s’ka asnjë dilemë”, ka thënë Thaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *