Vendosni fjalën kyçe....

Transporti Publik përsëri në protestë: Nuk mund të zbatohet distanca sociale


Shoqatat e Transporti Publik po zhvillojnë një tjetër protestë, pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë.

Ndërkohë që pritet të hapet transporti publik më datë 15 qershor, ata kanë katër kërkesa:

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.

2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.

3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.

4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

Shoqatat e Transportit kërkojnë të njihen më mirë me masat dhe subvencionet për reduktimin e kapaciteteve nga 100% në 70%. Ata shprehen se është e pamundur që të zbatohen protokollet e sigurisë në autobusë duke treguar dhe me vepra se si do të ulen pasagjerët në autobusë dhe pse nuk mund të ruhet distanca dhe të gjitha protokollet e sigurisë.

“Një pjesë e jona vijon nga halli, i bëjmë kërkesë kryeministrit t’i marrë seriozisht kërkesat tona, e falenderojmë për ato që ka thënë se do ti plotësoj, por ne nuk i mbijetojm dot kësaj situate. Ndaj duam që kryeministri të na plotësoj ato kërkesa që ne ja kemi çuar jo më larg se dje. Të njohin më mirë autobusin, ta marrin me vullnet pozitiv kërkesat tona sepse rrezikojmë të bëhemi vendi i parë pa transport publik, pa transport publik domethënë paralizim total i ekonomisë tonë. Kërkojmë mbështetjen e shtetit për të mbijetuar. Nuk kërkojmë rritjen e biletës mund të jetë edhe transporti falas por thjesht duam mbështetje nga shteti”– u shpreh një nga përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit.

Protestuesit u futën në autobus, për ta ilustruar sa më qartë për të gjithë se sa zbatohen rregullat aty brenda nga udhëtarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *