Vendosni fjalën kyçe....

Putin do në Kushtetutë martesën tradicionale dhe Zotin


Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar rishikimin e Kushtetutës, ku martesa të përcaktohet si bashkimi i një burri dhe gruaje, duke përjashtuar martesën mes homoseksualëve.

Ky është vetëm një ndër disa ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Putin, të cilat pritet të votohen.

Kritikët i shohin propozimet si një mënyrë e Putinit për të mbajtur pushtetin edhe pas përfundimit të mandatit të tij presidencial në 2024.

Paketa përfshin dhe shpalljen e besimit të rusëve në Zot dhe ndalimin e heqjes dorë nga çdo territor rus.

Sipas BBC-së, amendamenti territorial do të forcojë qëndrimin e Rusisë për Krimenë, një rajon ukrainas të cilin e aneksoi në vitin 2014  dhe për Ishujt Kuril, të diskutuar me Japoninë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një votim publik për rishikimin kushtetues është caktuar në datën 22 prill, por para kësaj duhet të marrë miratimin përfundimtar nga parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *