Vendosni fjalën kyçe....

Drekë për dhënien titullit nga Bashkia e Skraparit, reagon Pipero: Paratë të shkojnë për njerëzit në nevojë


Mjeku Pëllumb Pipero, ka reaguar për lajmin që Bashkia e Skraparit ka hapur tender për të organizuar drekë për ceremoninë e dhënies së titullit “Nderi i Kombit” ndaj tij.

Në një reagim në rrjetet sociale ka kërkuar që të anulohet dreka që do organizonte Bashkia.

Sipas tij paratë duhet të çohen te familjet në nevojë.

Reagimi i plotë:

Sapo dola nga studio televizive e EuroNews Albania, ku gazetarja dhe patriotja ime Ilva Tare, më pyeti midis të tjerave edhe se “si po e përjeton famën”, natyrshëm “fama” ime i përket çdo bluze të bardhë, i thasë, por paska edhe “ca kusure”.
Këshilli Bashkiak i Skraparit më ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” që është nderi më i madh që mund të më bëje vendlindja ime dhe për të cilin do t’i jem gjithë jetën mirënjohes, qytetarëve, Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë së Skraparit. Dhe “kusuri” është lajmi që po lexoj në të gjitha portalet se Bashkia ka vendosur të organizoje dhe një drekë në cermoninë që do të organizohet me këtë rast!

Do ta konsideroja një nder po aq të madh, që në respekt të situatës dreka të anulohet dhe ajo shumë sado modeste qoftë të orientohet për nevoja të tjera të Bashkisë dhe qytetarëve të Skraparit, ndoshta në ndihmë të familjeve në nevojë!

Duke ju falënderuar edhe një herë, ju premtoj se do punoj gjithë jetën time me përkushtim profesional e përgjegjësi qytetare, për ta merituar Titullin e Qytetarit të Nderit të Vendlindjes time!
Me mirënjohje!
Pëllumb Pipero


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *