Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Kosovës: Shkojmë në zgjedhje nëse do na shantazhojë Lista Serbe


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po e konsideron marrëveshjen me Listën Serbe të njëjtë me atë që e ka bërë edhe me partitë e tjera të koalicionit.

Madje, ai e konsideron të suksesshme lidhjen e marrëveshjes me këtë parti që përfaqëson komunitetin serb duke thënë se për herë të parë u bë kjo me referenca kushtetuese.

“Marrëveshja me Listën Serbe është bërë publike kur e kemi marrë mandatin. Për herë të parë lidhet një marrëveshje me një parti që përfaqëson komunitetin serb dhe që ka referenca kushtetuese dhe kjo është me rëndësi. Nëse Lista Serbe vendos të braktisë Qeverinë atëherë dihet se s’ka shumicë parlamentare, por jo absolutisht, asnjëherë s’e kisha thënë se do të na shantazhojë”.

“Kemi marrëveshje të koalicionit njësoj siç kemi me AAK-në dhe Nismën dhe partitë joshumicë. Do të kujdesem që ky koalicion të funksionojë, në rast se s’do të funksionojmë do të shkojmë në zgjedhje. Roli im është që të mbajë bashkë këtë koalicion dhe të realizojë programin qeverisës.

Qëndrueshmëria e një qeverie nuk varet nga numri i votave, por nga kohezioni i partisë. Unë po kujdesem për këtë kohezion”.

Hoti në një intervistë për Klan Kosovën tha se nuk ka asnjë marrëveshje tjetër përpos asaj që është publikuar. Ai gjithashtu mohoi se Lista Serbe do të merr poste në AKI dhe tha se të gjitha postet e tyre do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Megjithëse Hoti tha se nuk do të pranojë ndonjë shantazh të mundshëm nga Lista Serbe dhe do të shkojnë në zgjedhje në atë moment, ai u shpreh tejet i bindur se mandatin do ta çojnë deri në fund.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *