Vendosni fjalën kyçe....

Kaso: Këshilli politik do japë zgjidhje për Reformën Zgjedhore


Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një intervistë për Syri TV foli për çështjet që pritet të marrin zgjidhje për reformën zgjedhore.

Kaso tha se Këshilli Politik do japë zgjidhje për çështje të Reformës Zgjedhore që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Reforma Zgjedhore ka marrë tashmë fokusin që meriton por që nuk është i vetmi që duhet të shihet si aksioni politik dhe angazhimi i opozitës. Afati i vënë është ambicioz, por që vet palët ia kanë vetes. Besoj se do të përdoret me vërtetësi dhe besoj se mund të prodhojë zgjidhje. Nuk po them konsensus, se është fjalë e madhe – por zgjidhje për çështje thelbësore të Reformës, çështje që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, që vitet e fundit është marrë peng nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij”-deklaroi Kaso.

Kaso më tej tregoi qasjen e opozitës, e cili sipas tij kërkon që të vërë dorë te problemet e vërteta, ku përmendi, procesin zgjedhor dhe administrimin ku një nga elementët është administrata zgjedhore.

Qasja e opozitës është që të vërë dorë në problemet e vërteta, tek  procesi zgjedhor dhe administrimi i tij ku një nga elementët  është edhe  administrata zgjedhore. Është parashikuar që administrata të jetë me persona të kualifikuar por që formalisht gëzojnë besimin e palëve. Kjo është sanksionuar në Kodin Zgjedhore këtu e dy dekada. Pra qëllimi është që garancitë t’i rrisim e jo t’i heqim ndaj është e pamendueshme që opozita e sotme të heqë dorë nga disa garanci dhe standarde që Kodi sot i ka, por mund të bëjë që të përmirësohen”.

Më tej, sipas tij, në tryezë flitet që të bëhet një depolitizim gradual i administratës zgjedhore pasi nuk mund të arrihet që tani një depolitizim total i saj për shkak se raportet tregojnë se administrata shqiptar është thellësisht e kapur nga mazhoranca në pushtet. 

“Tashmë flitet për një depolitizim gradual të administratës zgjedhore: nga një administratë politikisht e balancuar – drejt një administrate të depozilituar. Ne nuk duhet ta gënjejmë veten sikur kemi institucione të pavarura apo administratë të pavarur. Raportet e  fundit e tregojnë administratën shqiptare si thellësisht të kapur nga mazhoranca në pushtet, pra nuk jemi në kushtet ideale për ta bërë ndryshimin brenda natës, por të bëhen hapa të matur dhe që ta rrisin garancinë, si departizimi gradual i administratës zgjedhore, futja e një elementi të depolitizuar, një element publik që varet direkt nga KQZ dhe që do të mbajë përgjegjësi para ligjit –  por kurrsesi pa hequr dorë nga të propozuarit politikë”-tha Kaso.