Vendosni fjalën kyçe....

Çapja del nga reanimacioni, kërkon largimin nga spitali


Ardian Çapja

Pas daljes nga reanimacioni ditën e sotme, Ardian Çapja ka kërkuar të largohet nga spitali i Traumës. 55-vjeçari u plagos dy ditë më parë në një atentat me snajper brenda oborrit të shtëpisë së tij në Elbasan.

Ai mori një plumb në shpatull por arriti të mbijetojë pas një operacioni të kryer në spitalin e Traumës në Tiranë.

Çapja e ka mohuar se është qëlluar me plumb dukë thënë se është rrëzuar në tokë dhe se i ka hyrë në shpatull një shufër hekuri. Ai ka kërkuar sot që të dalë nga spitali dhe ta ndjekë privatisht shëndetin e tij.

Dy ditë më parë rreth orës 09:30 të mëngjesit ai u qëllua nga një snajper disa qindra metra larg banesës.

Pas ngjarjes, policia gjeti një makinë të djegur në Fushë Mbret, që ishte me targa të falsifikuara dhe ishte deklaruar e vjedhur në Fushë-Krujë. Brenda saj u gjet edhe arma, një snajper me numra të fshirë. Çapjas i janë bërë më herët edhe dy atentate të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *