Vendosni fjalën kyçe....

Rama: T’i japim fund marrëveshjeve në ambasada, u ulëm me ditë e me netë për t’i lënë gjërat siç janë


Në mbledhjen e sotme në Këshillin Kombëtar të Integrimit, kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja për Reformën Zgjedhore do të ishte e fundit marrëveshje që ai bën me palët e tjera, duke patur si ndërmjetës ambasadorët e huaj.

Ai zhvlerësoi rëndësinë e marrëveshjes së arritur PD-PS-LSI, duke thënë se nuk u arrit ajo që do duhej të arrihej, por se firmosën një marrëveshje që i lë gjërat siç janë.

“Jemi ende të paaftë që të komunikojmë shqip me njëri-tjetrin, shqip-shqip, pa përkthyes. Dhe rasti më i fundit që u përshëndet edhe këtu dhe po përshëndetet çdo ditë, është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqëësuesit e forcave më të mëdha politike të vendit, me ditë e me netë për të lënë gjërat siç janë. Për të marrë vesh më në fund se nuk do të bënim gjërat që duhej të bënim, por do i lëmë gjërat siç janë dhe kur sheh këtë përfundim, njeriu mendon natyrshëm: Po këtë nuk mund ta realizonim dot vetë, pse do kërkonim strehë në një ambasadë dhe pse komunikimi mes nesh të kalonte në disa gjuhë, tekstet në disa përkthime?

Më vjen keq por unë personalisht mendoj se kjo do jetë e fundit dhe miqtë tanë e partnerët tanë të paçmueshëm nuk duhet të vihen më në këtë pozitë dhe populli shiqptar s’ka pse të shohë nga dyert e ambasadave pse palët politike nuk arrijnë dot të ndajnë se çfarë është e ndarë dhe çfarë është e përbashkët.

Nuk është sekret që me presidentin e Republikës ne kemi çështje të ndara, por patjetër që mund të takoheshim dhe mund të takohemi tek presidenti i Republikës, mund të takohemi te kryetari i Kuvendit, kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit katolik dhe tek protestantët, por nuk mund të bëjmë më dialog dhe marrëveshje nëpër ambasada. Kjo duhet të jetë e fundit dhe për sa më takon mua kjo është e fundit.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *