Vendosni fjalën kyçe....

E ndërpreu se tejkaloi kohën, Rama – Hajdarit: Patjetër zonja Topalli


Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër e kaloi minutazhin me fjalimet e tij të gjata, këtë radhë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

E kur kryetarja e këtij Këshilli, Rudina Hajdari, u mundua t’i tërhiqte vëmendjen e t’i bënte të ditur se e kishte kaluar kohën e përcaktuar, Ramës kjo nuk i pëlqeu.

“Nuk e kuptoj ndërhyrjen… Patjetër zonja Topalli.”- iu përgjig ai duke ironizuar deputeten, pavarësisht se në këtë rast nuk ishte më në një seancë plenare me opozitën përballë, por në një mbledhje për Integrimin ku i pranishëm është edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Kujtojmë se në kohën kur Edi Rama ishte në opozitë dhe kryetare e Parlamentit ishte Jozefina Topalli, jo pak herë ajo ia ndërprente fjalën deputetëve që flisnin jashtë rendit të ditës apo e tepronin me minutazhin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *